Melania Trump kalon një moment të sikletshëm, era i ngre fustanin teksa ngjitej në avion
Një incident i vogël ka ndodhur për Melanie Trump, pasi era i ka ngritur fustanin teksa ngjitej në avion. Melania Trump po i drejtohej Nashville-it në Tennesse për të vizituar një spital pediatrik për fushatën e saj me titull ‘Be Best”
Ka mjaftuar një fllad i lehtë dhe fustani i ngritur për pak çaste i ka zbuluar këmbët. Ky moment padyshim nuk mund ti shpëtonte objektivit të aparatit.
Melania në këtë udhëtim kishte zgjedhur një fustan të gjatë pa mëngë të stilistit Jil Sander.
Një copë shumë e freskët dhe e lehtë, ku nuk mungonin këpucët Louboutin me shollën e pangatërrueshme të kuqe dhe të bardha si dizenjot e fustanit.
Momentin e sikletshëm Melania e kalon me sportivitet dhe një buzëqeshje.