Mendonit se karriera e Dafit në Amerikë mori fund, ja që keni gabuar
Dafina Zeqiri njeh vetëm suksese. Këngëtarja e njohur pas bashkëpunimit me French Montana-n, do të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj.
Ndoshta ju nuk e prisnit por suksesi i radhës i Dafinës ka të bëjë me ceremoninë e Grammy Awards.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë me dije se do të performojë në festën e fundjavës nga Toasted Life, një festë kjo që organizohet përpara Grammy Awards.
Dafi do të këndojë hitin e saj ndërkombëtar “Told ya”.