Menduam se e kishte “harruar” por Rihanna vazhdon të jetë “fiksimi” i Noizyt
Reperi Noizy e ka treguar prej kohësh se e ka shumë fiksim këngëtaren Rihanna, madje aq shumë saqë e ka quajtur dhe “nuse” në një koment. Ai i publikon shpesh fotot e saj në Instagram me komente nga më të veçantat mes mijëra komenteve nga fansat e tjerë të këngëtares.
Por këtë herë, reperi shqiptar i ka dëruar një mesazh privat këngëtares. Rihanna kishte postuar një imazh në Instastory, në të cilin dukej atraktive si çdo herë. Ndërsa Noizy pasi i dërgoi foton e saj me mesazh në Instagram, i bëri dhe një paralajmërim: “Rri mir t’thash”. Ai njihet gjithmonë për shakatë e tij të cilat nuk ngurron ti ndajë me fansat në rrjetet sociale.