Merr fund bashkëpunimi mes Genës dhe Edlir Begollit, reagon bashkëshortja e këngëtarit
Në media qarkulloi së fundmi lajmi i ndarjes profesionale mes dy artistëve që kishin bashkëpunuar prej një kohe të gjatë së bashku. Bëhet fjalë për këngëtarin Gena dhe kompozitorin Edlir Begolli, ku ky i fundit me anë të një postimi në rrjete sociale tregoi se nuk është duke bashkëpunuar më me Genën.
Një nga portalet kishte shkruar rreth këtij lajmi, por titulli i zgjedhur “Gena mbetet pa çelësin e suksesit” solli reagimin e bashkëshortes, njëkohësisht dhe menaxheres së Genës, Lorena Brahimaj.
Në profilin e saj në Facebook ajo postoi:”Me sa di une “celsin”e ka Xhensila Myrtezaj te Bes Kallakut nga u ben kta te tjeret me celsa ???apo ka dal ne mode….Per te kuptuar publiku me qart duhet theksuar se suksesi i Genes eshte shpirti i paster qe ka…dhe zerin qe e ka nga zoti…pervec punes se palodhur qe kush e njef nga afer e di shume mire!!Gjith kta te “tjeret”duan te marrin pak me shume publicitet drejt vetes dhe perdorin emrin e Genes se normal qe eshte emer i madh per publikun qe e do….Por une i them publikut te Genes te rri i qet se Gena se shpejti do te vij me projekte te reja dhe shume te sukseshme si gjith e gjith kto vite karrier qe ka…Sepse 1 bie 100 ngrihen…..Cdo ndryshim behet per me mire…”
Një postim ndaj të cilit nuk ka reaguar Edliri, por që siç duket nuk ka qenë pa impakt, pasi portali që kishte publikuar lajmin tashmë e ka fshirë atë. Pse vallë?