Lajme

02 February 2019

Merr fund drama! Elvana Gjata rikthehet dhe gjithë show biz-i në krahë të saj

Ngjara e ish-bllokut në nëntorin e vitit që lam pas shkaktoi tronditje të madhe të opinionit publik, kjo edhe për shkak se një nga autorët, Ervin Mata ishte edhe i fejuari i Elvana Gjatës.

Pas kësaj ngjarjeje, gjithë pesha e ngjarjes përsa i përket opinionit publik kaloi tek Elvana Gjata. Çfarë nuk dëgjuam e çfarë nuk shkruajtën mediat për këngëtaren, e pas rreth tre muajsh heshtje Elvana Foli.

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…

Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… 🎶🎶🎶🎶🎶🎶” – (postim i pa edituar), shkruan Elvana Gjata në Instagram.

Sërish, vëmendja u rikthye sërish tek ajo. Emra të shumtë këngëtarësh dhe jo vetëm kanë përgëzuar dhe mbështetur këngëtaren, siç edhe mund t’a keni parë të gjithë në llogarinë e saj në Instagram.

Epo, mirë se u riktheve Elvana! Kujtojmë se më 14 Shkurt do të shfaqet filmi i saj i parë në të cilin merr pjesë, komedia “2 gisht mjaltë” në bashkëpunim me Ermal Mamaqin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com