Merr fund lidhja 16-vjeçare e dashurisë midis moderatores Arbana Osmani dhe bashkëshortit të saj
Po forcohen vazhdimisht pohimet se Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj janë të ndarë tashmë.
Lidhja 16 vjeçare e dashurisë mes Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj duket se ka marrë fund.
Burimet në mediat shqiptare thonë se ajo nuk jeton më në të njëjtën shtëpi me burrin, por në një shtëpi tjetër vet bashkë me djalin e vogël.
Adhuruesit kanë vënë re edhe në paraqitjen e saj të fundit televizive detaj tjetër, se në dorën e majtë të prezantueses nuk është unaza.
Ajo gjendej në të gjitha fotot e sezonit të kaluar të emisionit që ajo drejton.
Ende Arbana nuk ka folur për zhvillimet e fundit në jetën e saj private, duke lënë hapur shumë spekulime.
Duket se prezantuesja edhe kësaj radhe ka vendosur ta mbajë jetën private larg prej mediave.