Lajme

24 May 2017

Merr fund “lufta” mes Katy Perry dhe Taylor Swift?

Ato të dyja kanë një kohë të gjatë që nuk flasin dhe e shmangin totalisht njëra-tjetrën. Taylor Swift dhe Katy Perry prej kohësh mund të themi se janë dy nga yjet e showbizz-it që i kanë ndërprerë kontaktet dhe jo rrallëherë kanë thumbuar njëra-tjetrën në rrjete sociale. Megjithatë, duket se gjërat kanë përparuar në marrëdhënien e tyre.
Katy Perry, e ftuar në “Carpool karaoke” këtë të hënë, ka zbuluar se është gati të bëjë paqe me Taylor Swift.

E pyetur nga moderatori James Cordon, ajo ka shpjeguar se arsyeja e zënkës mes tyre është diçka qesharake. Ato janë zënë për balerinët shoqërues.

“Ka një situatë mes nesh. Ajo e filloi dhe është koha edhe që t’i japë fund. Tentova të flisja me të, por ishte ajo që nuk më foli. Ajo që dua të them është se jam gati t’i jap fund zënkës. Mendoj se gratë së bashku, jo të ndara, mund të “shërojnë” botën nga mbeturinat”,- është shprehur këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com