Lajme

28 October 2018

Merr fundi ferri! Inspektorët hapin derën me forcë dhe transferojnë kafshët e “Safari Park” në Tiranë

Kafshët e “Safari Park” në Fier që trajtoheshin në kushte makabre, janë transferuar ditën e sotme në Tiranë. Mirëpo hapja e dyerve të kopështit zoologjik është bërë me forcë nga policia dhe veterinerët e huaj, pasi hasën kundërshti nga pronarët e këtij subjekti.

“I kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe dokumentacionin për vazhdimin e aktivitetit. Kafshët nuk mund të merren forcërisht”, tha avokati i kopshtit zoologjik ‘Safari park’, Elvis Sulejmani para nisjes së aksionit.

12 kafshët janë nisur drejt Tiranës, ndërkohë që mësohet se tre luanët që ndodheshin në këtë kopësht zoologjik, do të transferohen në Holandë për t’u shëruar, e prej andej do të dërgohen në Afrikë, ku do të lihen edhe të lirë.

Ky veprim vjen disa ditë pas shkrimit në median britanike “Daily Mail”, i cili i dedikoi një artikull gjendjes së mjerueshme të kafshëve në kopshtin zoologjik të Fierit duke e cilësuar edhe si “Kopështi i Ferrit”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com