Merret vendimi për Cristiano Ronaldo, futbollisti dënohet me dy vite burg
Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo ka pranuar kushtet e vendosura nga Gjykata e shtetit spanjoll për të shlyer detyrimet e tij fiskale. Cristiano është dënuar me 2 vjet burg, vendim të cilin do ta kryejë në liri me kusht dhe një gjobë prej 18. 8 milionë euro.
Sipas “El Mundo”, futbollisti nuk është i lumtur me këtë fakt. Ai kërkon t’i konvertojë 2 vitet në gjobë dhe jo liri me kusht, pasi kjo gjë mund t’i krijojë atij probleme në të ardhmen.