Meryl Streep në rolin e vjehrrës së Nicole Kidman në “Big Little Lies”
Aktorja hollivudiane, Meryl Streep, do t’i bashkohet ekipit të serialit “Big Little Lies” në sezonin e ri.
Ajo do ta luajë rolin e Mary Louise Wright, nënës së Perry Wright (Alexander Skarsgard) dhe vjehrrën e Celeste (që e luan Nicole Kidman).
“E shqetësuar për nipat pas vdekjes së djalit të saj Perry, Mary Louise shkon në Monterey në kërkim të shumë përgjigjeve”, shkruan Deadline për karakterin e Streep.
Angazhimi në serialin e popullarizuar të HBO është një vendim interesant për 68-vjeçaren, e cila për herë të fundit me këtë rrjete televiziv ka punuar në vitin 2003 në mini-serialin, “Angels in America”.
Streep është karakteri i parë i ri që do të shfaqet në sezonin e dytë të “Big Little Lies”, të cilit pritet t’i bashkohen edhe personazhe të tjera.
Kritikët paralajmërojnë një “përplasje titanësh” ndërmjet Kidman dhe Streep në episodet e reja të këtij seriali.