Mesut Ozil i shqetësuar për të dashurën e tij Amine Gulse
Mesut Ozil ka marrë një lajm të hidhur për të dashurën e tij Amine Gulse.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital pasi që diagnostifikuar me sëmundjen e apendisitit dhe duhet t’i nënështrohej ndërhyrjes kirurgjikale.
Në momentin që ka ndjerë dhimbjet, ajo ishte duke u fotografuar për një linjë të veshjeve të kompanisë “Deichmann”.
Vetë Ozil ka bërë me dije se 24-vjecarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka rrezik për jetën.
Amine ka kohë që është në lidhje me futbollistin e Arsenalit dhe përveç se është modele dhe ka fituar Miss Turqinë në vitin 2014, është edhe aktore e suksesshme.