Lajme

29 October 2018

Michael Buble tregon dhimbjen që përjetoi kur mësoi sëmundjen e djalit të tij: Bota u shemb para meje

Nuk ka qenë aspak e lehtë! Michael Buble tregon sesi jeta e tij mori fund në momentin kur mësoi se djali i tij vuante nga një sëmundje e rëndë. I ftuar në emisionin e James Corden, ai tregoi ai u shpreh se “iu shemb bota” kur, mësoi se djali i tij Noah vetëm 3 vjeçu diagnostikua me kancer në mëlçi. Por pavarësisht dhimbjes që ndiente ai duhej të mblidhte forcat dhe ti jepte kurajo familjes dhe djalit të tij sepse përpara kishin një betejë shumë të gjatë.

“E gjithë jeta ime mori fund. Unë nuk isha në rregull. Kur të gjitha këto nisën, u bëra forca për të na tërhequr disi dhe për të na ngritur. Kur ai u shërua dhe kimioterapia përfundoi, unë e lëshova veten. Gruaja më ndihmoi. Ai është 5 vjeç dhe i them se Spiderman-i është i mahnitshëm, por është fals, ai nuk është real. Ti je heroi im, ti je superheroi im”, shprehet Buble.

Njëkohësisht ai tregoi se kjo eksperiencë e hidhur e  bëri këngëtarin të vlerësojë gjithçka në jetën e tij dhe të heqë dorë madje për pak kohë edhe nga muzika.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com