Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato bëhen prindër për herë të tretë
Këngëtari Michael Buble dhe aktorja argjentinase Luisana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë.
Ka qënë vetë Lusiana, e cila përmes një fotoje ku shfaqte dorën e vogëlushes shkruante plot emocion se ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë ua ka mbushur zemrën plot me dashuri.
“Si ta shpjegoj atë që po na shpërthen zemra nga lumturia? Që nuk na mjaftojnë orët e ditës për ta përkëdhelur. Falenderoj Zotin që na bëri këtë dhuratë të mbushur me jetë dhe lumturi! Sepse të shohësh sytë e saj është njësoj sikur të shohësh vetë qiellin! Të duam në pafundësi, të prisnim… na dhe dritë, shpresë dhe në fund je dhe do të jesh jeta e shpirtit tone”, shkruante Luisana në postimin e saj.