Lajme

21 March 2018

Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana pas kurimit të djalit të tyre do bekohen sërish me një tjetër fëmijë

Në nëntor të vitit 2016 këngëtari i famshëm Michael Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato njoftuan ndërprerjen e punëve të tyre pasi djaloshi Noah u diagnostikua me kancer. Përreth 2 vite familja e tyre është shpërngulur në Argjentinë ku i vogli mori trajtimin e nevojshëm për kancerin në mëlçi ndërkohë që për familjen Buble jeta mori një kthesë tjetër.

Por muaj më parë ata rrëfyen për publikun gjatë një interviste se 3-vjeçari Noah e mposhti këtë sëmundje dhe se gjthçka do i kthehej normalitetit. Së fundmi duket se familja e tyre do të zgjerohet pasi një tjetër fëmijë pritet të vijë në jetë. “Daily Mail” ka konfirmuar se Luisana është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com