Michael Douglas shrehet rreth problemit të madh të djalit të tij
Michael Douglas ka një djalë 37 vjeçar nga martesa e tij e parë me Diandra Luker. Ai quhet Cameron dhe është dënuar me 7 vite e gjysëm burg për akuza në lidhje me drogën.
Në 2010 Cameron është dënuar me 5 vite burg në New York për posedim heroine dhe konspirancion për shpërndarjen e metamfetaminës dhe kokainës. Dënimi iu zgjat pasi kishte futur drogë në burg.
I ftuar në një emision fituesi i një çmimi Oskar, Michael Douglas pranoi: ‘Të gjithë në familje jemi të shqetësuar dhe në ankth në lidhje me këtë. Përsa i përket sistemit penal, mendoj që të fusësh në të njëjtin vend njerëz jo të dhunshëm me të dhunshëm është diçka që nuk shkon…gjithashtu mendoj që legalizimi I marijuanës është diçka pozitive që po ndodh. Nëqoftëse kjo ndodh taksat që do u meren shitësve të mariuanës por dhe drograve të tjera do të përdoren për të zhvilluar programet e rehabilitimit.’