Michael Jackson pedofil që paguante familjarët e fëmijëve për heshtjen
Michael Jackson ishte një ngacmues i rregullt fëmijësh, këtë kanë vërtetuar Wade Robson dhe James Safechuck të cilët kanë qenë viktima e abuzimit të tij.Megjithatë një tjetër akuzë është ngritur nga Robson, i cili pretendon se ylli i pop-it ka paguar familjarët e fëmijëve më të cilët ka abuzuar në këmbim të heshtjes së tyre. Ai thotë se një rast i cili është denoncuar nga babai i Jordan Chandler- një viktime e Michael, disa vite më parë, ndërsa çështja u mbyll pak kohë pasi tërhoqi denoncimin.Avokatët e Robson kanë provuar të gjejnë Jordanin, por ai nuk gjendet askund.
Robson, i njohur si korografi i Britney Spears dhe i Justin Timberlake dhe Safechuck,i cili është shfaqur një herë në një reklamë të Pepsi-t, së bashku me Michael Jackson, kanë rrëfyer dy vite më parë bëmat e yllit të Pop-it, duke tronditur sërish opinionin publik.
Jackson, në fakt gjithmonë e ka mohuar me forcë abuzimin me fëmijët. Në të gjitha pretendimet e paraqitura dhe dokumentet e depozituara në gjykata, ai kryesisht e ka shmangur pyetjen rreth marrëdhënies së tij me djemtë e rinj, duke këmbëngulur se kurrë nuk do të abuzonte me fëmijët