Lajme

12 April 2019

Michela Pace, 18- vjeçarja nga Malta, pretendente për të fituar Eurovison 2019!

Michela Pace është vetëm 18- vjeçe dhe ishte vetëm 17 kur u shpall fituese e një prej kompeticioneve më të rendësishëm muzikor për talentet e rinj, X Factor në Maltë.

Mishela, e cila përveç se një vajzë me bukuri natyrale që e bën atë të rrezatojë ka edhe një zë mahnitës e drithërues, më poshtë shihni një prej perfomancat e saj më të arrira, “A Stars is born”- një këngë që është tepër e vështirë për t’u kënduar por që Michela i tejkalon pritshmëritë:

 

Mishela përfaqëson Maltën këtë vit në festivalin europian të këngës, “Eurovision 2019” me këngën “Chameleon”, e cila në fakt është edhe kënga më e klikuar, duke lënë pas Italinë e shumë shtete të tjera. Aktualisht “Chameleon” nga Michela Pace numëron mbi 4 milion klikime të vërteta në YouTube. Thënë të vërteta për faktin se të gjitha këngët konkuruese në ESC janë në kanalin zyrtar të festivalit duke mos lejuar dot kështu këngëtarët të blejnë klikime.

 

Michela ka të gjitha pritshmëritë për t’u shpallur fituese e “Eurovison 2019”. Zëri mahnitës, pamja rrezëllitëse, freskia e moshës dhe një këngë aq cool sa “Chamelon”, mund t’a rikthejë MichelënMaltë me trofuen e madh të festivalit.

“Chameleon” nuk dëgjohet dhe pëlqehet vetëm nga Maltesët. Së fundmi kemi vënë re kërkesa të shumta në rrjetet sociale të MCN Radio Albania për të trasmetuar këngën e Michelës në Eurovison, dhe me të drejtë. “Chameleon” është shumë ndryshe nga këngët e tjera në ESC, plot gjallëri në tekst, muzikë dhe klip, duke bërë kështu Michelën të jetë këngëtarja më e klikuar e këtij viti.

 

By: Ronaldo Sharka

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com