Michelle Obama në koncertin e Bruno Mars
Kantautori amerikan, Bruno Mars, ka mbajtur një koncert në Washington, ndërsa aty nuk ka munguar ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.
53-vjeçarja e ka shfrytëzuar rastin që në prapaskenë të bëjë dhe disa fotografi me këngëtarin.
Nga fotografitë e publikuara nga këngëtari në rrjetet sociale nuk shihet nëse ajo kishte shkuar vet në koncert apo ishte shoqëruar nga burri dhe vajzat.
Michelle njihet si Zonja e Parë, e cila ka qenë shumë e afërt me yjet e skenës muzikore amerikane.