Migos të nominuar për ‘Best Hip Hop’ tregojnë pritshmëritë e tyre, flasin e dhe për rivalitetin mes Nicki Minaj dhe Cardi B
Teksa një nga grupet më të suksesshëm të momentit, Migos, po bëhen gati për lançimin e albumit “Culture II”, duket se grupi është bërë gati për çmimin më të mirë të hip hopit në Grammy për albumin e kaluar me të njëjtin titull të lançuar në vitin 2017.
Duke folur për Beats 1, treshja Quavo, Offset dhe Takeoff thanë se ata e meritojnë çmimin “Best Hip Hop” në Grammy më shumë se Jay Z (4:44), Kendrick Lamar (Damn), Rapsody (Lailas Wisdom) dhe Tyler the Creator (Flower Boy).
“Të gjithë po lançojnë albume, por ne e bëmë veten të jemi emra të pakontestueshëm. Ne kemi sjellë shumë veçanti që e bën albumin tonë një platformë më të mirë. Ju mund të lançoni thjesht një album, por i joni është ndryshe dhe puna e tregon këtë”, thekson Quavo.
Përpos faktit se ata janë favoritë, Quavo tregoi se grupi ka konkurrentë të fortë Jay Z dhe Kendrick Lamar.
“Culture II” ka pjesë të saj këngën “Motorsport” në të cilën këndojnë dy rivalet Cardi B dhe Nicki Minaj, por ato kurrë nuk shaqen në të njëjtën skenë.
“Ne kemi tentuar ta krijojmë një moment që t’i bëjmë bashkë, por kemi dështuar”- ka thënë njëri prej reperave.
Offset i cili është i fejuar me Cardi B shtoi: “Ne kemi bërë një moment të ri në hip hop”.
“Culture II” lançohet më 26 janar, vetëm dy ditë para ceremonisë Grammy.
Ndiqni më poshtë intervistën e tyre të plotë.