Lajme

30 March 2018

Mihallaq Andrea rrëfen për momentin më të vështirë të jetës… humbjen e këmbëve

Mihallaq Andrea, autori i shumë këngëve por më së shumti serenatave, ka folur së fundmi për një nga momentet më të vështira në jetën e tij, humbjen e këmbëve.

“Në 1974 mua m’u ndalua çdo aktivitet artistik. Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime. Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e Tiranës dhe e para gjë që më ka thënë doktoresha ka qenë: “E ke nga stresi”. Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën, por u ndërpre më pas”, tha Andrea.

Më tej ai thotë se në operacion nuk ka hyrë me idenë se do t’i priteshin këmbët.

“Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Ti duhet të jetosh. Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë fola me veten dhe i thashë: Duhet të jetosh. Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar”, shprehet Andrea.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com