Lajme

25 July 2017

Mike Tyson tregon për perversin që e ngacmoi në fëmijëri

Boksieri i kthyer në aktor, Mike Tyson, ka treguar se një ngacmim seksual në fëmijëri e ktheu atë në një person shumë të fortë. Ylli i “Hangover” ishte duke folur për fëmijërinë e vështirë në Brooklyn, New York, gjatë një interviste për Jeremy Schapp kur pa dashur tregoi se kishte qenë viktimë e një perversi i cili e çoi në një ndërtesë dhe “ngacmoi” atë. Tyson menjëherë u përpoq të ndëronte temë por prezantuesi këmbënguli të vazhdonin të flisnin për këtë duke qenë se nuk kishte folur më parë rreth kësaj ngjarjeje. “Nuk ka pse askush ta di, nuk më bën mua më pak burrë, sepse ndodhi. Është thjesht diçka që ndodhi por që në fakt nuk pati një impakt të madh në jetën time.” – tha ish kampioni.
Intervistuesi në një moment e ndaloi bisedën pasi në momentin që filluan të flisnin për Cus D’Amato, trajneri që mori në dorë karrierën si boksier të Mike, ky i fundit u prek.
D’Amato ndroi jetë në vitin 1985 dhe ka qenë personi që e ka ndihmuar më shumë boksierin e njohur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com