Mila Kunis dhe Ashton Kutcher pas 17 vitesh sërisht bashkë në tapetin e kuq
Ata festuan përvjetorin e dytë të martesës në korrik por Ashton Kutcher 39-vjeç dhe Mila Kunis 34-vjeçe kanë bërë debutimin e parë në tapetin e kuq si një çift në ceremoninë e “Breakthrough Prize Awards”.
Hera e fundit që dyshja ka kaluar bashkë në tapetin e kuq ka qënë viti 2000 gjatë pjesëmarrjes së tyre në serialin televiziv “That ’70 Show”.
Çiftit hollivudian i është dashur plot 17 vjet ta bëjnë këtë gjë përsëri. Mbrëmjen se së dielës, aktorët janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në eventin e organizuar në Kaliforni. Të dy shkëlqenin me veshjet e zgjedhura, në veçanti Mila e cila me fustanin bust kishte nxjerrë në pah dekoltenë dhe krahët e tonifikuara.