Mila Kunis – “Me kane kercenuar”
Aktorja shume e njohur Mila Kunis na ka lene pa fjale kur foli per seksizmin qe ndodh edhe ne Hollywood. Ajo tregoi se para shume vitesh nje producent filmash e kishte kercenuar se nese nuk pozonte nudo ne ate kohe per nje reviste meshkujsh per te promovuar nje film ,ai do ta shkaterronte ate dhe karrieren e saj.
Ne nje publikim qe beri portali “A Plus” Kunis kishte rrefyer se ishte ndjere komplet e pavlere. ” Gjate karrieres time,ka pasur momente qe jam ofenduar,anashkaluar apo edhe paguar me pak nga sa meritoja,vetem per shkak te gjinise time” – tha aktorja.
Dicka tjeter qe ajo kishte cekur ishte dhe shkembimi i disa email-ve me disa producente njeri prej te cileve e kishte konsideruar vetem si “bashkeshortja e Ashton Kutcher dhe nena e femijes se tij”.”Ai me nenvleresoi dhe permendi vetem faktin se isha gruaja e nje burri te suksesshem’- u shpreh ajo shume e revoltuar.