Mila Kunis thyen traditën, asnjë dhuratë për fëmijët e saj për Krishlindje
Mila Kunis, në një intervistë të dhënë për “Entertainment Tonight”, ka lënë të nënkuptohet se ajo nuk është aspak e njohur me traditat e Krishtlindjeve. Tani aktorja feston këtë sezon festiv së bashku me Ashton Kutcher dhe dy fëmijët, por familja ka zgjedhur të festojë sipas traditave të saj.
Aktorja ka shpjeguar se bashkë me bashkëshortin, kanë vendosur të mos i japin dhurata fëmijëve të tyre për Krishtlindje, kështu që ata nuk do të fokusohen në aspektin material gjatë pushimeve.
“Deri tani, tradita jonë është që nuk ka dhurata për fëmijët për Krishtlindje”, ka treguar Kunis.