Miley Cyrus akuzohet për kopjim të këngës “We Run Things”
Miley Cyrus është paditur për 300 milionë dollarë nga kompozitori Michael May, i cili pretendon se hiti i saj i 2013-ës “We Can’t Stop” bazohet në një këngë të cilën e kishte publikuar në vitin 1988 me titullin “We Run Things”.
Cyrus është një nga kompozitoret e përfshira në këtë këngë, me bashkëproducentët Mike Williams, Pierre Slaughter dhe Theron e Timothy Thoman. Në këtë hit gjithashtu kishin dhënë kontribut edhe reperët Douglas Davis dhe Ricky Walters.
May, pretendon se 50% e këngës së Cyrus vjen nga “We Run Things”, këngë që ishte listuar në vendin e parë në Jamaica. Ndërsa një përfaqësues i Cyrus dhe RCA kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë koment përderisa janë duke pritur vendimet ligjore.