Lajme

17 March 2018

Miley Cyrus akuzohet për plagjiaturë, i kërkojnë 300 mijë dollarë dëmshpërblim

Janë disa artistët që janë përballur së fundmi me akuzat për plagjiaturë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Miley Cyrus, e cila është paditur me 300 mijë dollarë dëmshpërblim.
Flourgon është artisti që ka paditur këngëtaren, pasi ai pretendon se kënga e saj “We can’t stop” është plagjiaturë e këngës “We run things”, të kënduar nga ai.

Kanë kaluar plot pesë vite nga kjo prurje muzikore, megjithatë Flourgon, emri i vërtetë i të cilit është Michael May, nuk e ka ndër mend të ndalet.
Miley dhe Michael janë thirrur në gjyq javën e ardhshme, ku edhe do të jepet verdikti final rreth kësaj çështje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com