Miley Cyrus bën fansat konfuz, fshin çdo postim nga rrjetet sociale
Miley Cyrus numëron më shumë se 76 mijë ndjekës në Instagram dhe është mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale. Por nëse do t`i hedhim një sy llogarisë së saj do të shohim që këngatarja ka fshirë çdo foto dhe njëkohësisht tek fotoja e profilit ka vendosur një sfond të zi.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisin spekulimet se Miley është ndarë nga Liam Hemsworth, por fakti që ai nuk ka fshirë asnjë prej fotove që kanë së bashku e komplikon edhe më tepër situatën.
Madje fansat të shqetësuar komentojnë te fotot e Liam, se çfarë po ndodh që Miley ka fshirë çdo foto në Instagram, gjithashtu edhe në Twitter. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se kjo gjë mund të ketë lidhje me ndonjë projekt që Miley do të sjellë së shpejti.