Miley Cyrus dhe Adam Sandler i dedikojnë këngë viktimave të Las Vegas
Këngëtarja Miley Cyrus dhe aktori Adam Sandler nderuan viktimat e Las Vegasit, duke u dedikuar këngën “No Freedom”, të Dido, në skenën e “The Tonight Show”.
Prezantuesi Jimmy Fallon e hapi spektaklin duke thënë: “Këtë mëngjes u zgjuam me lajmin në lidhje me të shtënat e pakuptimta, këtë herë në Las Vegas. Përballë tragjedive dhe akteve të terrorit, duhet të kujtojmë se e mira ende ekziston në këtë botë. Ne jemi këtu për t’ju argëtuar sonte dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”. Dhe mënjëherë prezantoi dy të ftuarit e mbrëmjes.
Më pas, Miley bëri një postim në “Twitter”: “S’ka dashuri pa liri, s’ka liri pa dashuri. Faleminderit shumë Adam Sandler që u bashkove me mua sonte për t’i kujtuar të gjithë ata që humbën jetën”.