Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth në krizë paramartesore
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë gati për t’u martuar, por duket se gjithçka mund të përfundonte në kosh për shkak të kontratës paramartesore.
Burime pranë revistës “OK! Australia” bënë me dije se çifti kaloi një zënkë shpërthyese me “ulërima dhe të qara” kur erdhi momenti për të diskutuar këtë detaj, me Liam që u “ofendua thellësisht” kur nusja e tij e ardhshme i dorëzoi një kontratë paramartesore që ai duhej ta firmoste. Burimet shtuan gjithashtu se “Miley u tregoi miqve të saj se Liam u tërbua. Ata nuk bërtasin kurrë, por këtë herë kishte ulërima dhe të qara”. Madje duket se historia ka shkuar deri aty sa ajo “mendoi që Liam do t’i jepte fund marrëdhënies”.