Lajme

20 July 2018

Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth hedhin poshtë çdo spekulim për ndarje me videon e publikuar

Ditët e fundit kanë qarkulluar mjaft lajme se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre për shkak të debateve për të krijuar familje.

Një burim për “Ok! Australia” u shpreh se Liam ka shumë dëshirë të bëhet prind, por Miley nuk është gati. Gjithçka u përforcua edhe nga fakti se Miley fshiu çdo postim të saj në rrjetet sociale.

Por  aktori i Hunger Games postoi një video komike në “Instagram” ku shfaqej në krah të partneres së tij.

Në video, Liam shfaqet në timon, teksa Miley filmon duke dëgjuar muzikë. Mirëpo aktori i “The Hunger Games” krejt papritur, lëshon një ulërimë që e çon këngëtaren përpjetë.

“Do të të vras” – e kërcënon Miley, teksa Liam thërret “Numri një”.


Ndërkohë Miley ka rikthyer sërish edhe postimet e saj në rrjetet sociale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com