Lajme

04 May 2017

Miley Cyrus dhe të vertetat e jetës së saj

|
By
|
0 Comment
|

Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus më në fund ka pranuar të flasë për ngjarjet e fundit të jetës së saj për të cilat nuk është edhe aq krenare.
Në një intervistë ekskluzive për revistën “Billboard” ajo ka treguar se ka qenë krejtësisht e humbur gjatë 4 viteve të fundit nga konsumimi i marijuanës dhe alkoolit pasoja e të cilave ishte një krizë identiteti.
Tashmë ajo është e çintoksikuar dhe e pastër larg konsumimit të këtyre drogërave dhe ka qenë Liam Hemsworth ai i cili e ka ndihmuar Miley përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë.
Ajo dhe Liam janë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe së shpejti ajo do të publikojë një projekt te ri muzikor dedikuar atij i cili quhet “Malibu” dhe do të lançohet më 11 maj.
“Jam shumë e lumtur në këtë fazë të jetës sime, jam e pastruar nga marijuana, lidhja ime po shkon për mrekulli, unë dhe Liam duhej të dashuroheshim edhe një herë nga e para. Nëse do më pyesje para 4 vitesh që do të publikoja një këngë për të dashurin do t’ju thoja që jeni çmendur…por ja ku ndodhemi në këtë moment.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com