Miley Cyrus lë drogën dhe i kthehet fuqishëm muzikës
Miley Cyrus ka qënë mjaft e njohur për stilin e saj të jetës rebele. Ajo ka folur për arsyen që la marijuanën gjatë shfaqjes në The Tonight Show me Jimmy Fallon.24-vjeçarja thotë se vendimi për të lënë marijuanën erdhi pasi vuante makthe të tmerrshme natën dhe tashmë është fokusuar në publikimin e albumit të saj të gjashtë.“Ky regjistrim në këtë moment është albumi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë. Kështu që dua të sigurohem që të jem super e qartë në mënyrën se si flas”, tha ajo. Cyrus sapo ka publikuar dy këngë, Malibu dhe Insipired nga albumi i ardhshëm, tani thotë se është me pasionuar se kurrë ndaj regjistrimeve.
“Duket sikur askush nuk ka vdekur nga kjo farë e keqe, por askush nuk ka pirë aq sa kam pirë unë”, ka rrëfyer ajo tek Jimmi Fallon.