Lajme

13 January 2017

Miley Cyrus më e dashuruar se kurrë

Ditën e sotme ka festuar ditëlindjen aktori i njohur Liam Hemsworth. Ai është edhe i dashuri i Miley Cyrus. Publiku i ka parë ata sëbashku fillimisht në filmin “The last song”. Aty ishin edhe fillimet e romancës së tyre, që ka kaluar një sërë ulje ngritjesh. Pavarësisht një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit, ata u rikthyen sërisht sëbashku. Tani më të dashuruar se kurrë. Sëbashku i kemi parë shpesh, pasi asnjëri prej tyre nuk kursehet me postimet e fotove sëbashku në rrjete sociale. Postimi më i fundit është një nga më të bukurit ku Miley përpos urimit që i ka bërë Liamit për ditëlindje, i ka shprehur atij dhe një herë dashurinë e madhe që ndjen për të.
“I uroj ditëlindjen sa më të bukur njeriut tim më të dashur! Ti ke qenë miku im më i mirë që në ditën që jemi njohur..jam më shumë se me fat që ndaj kafshët e mia shtëpiake me ty!!! Të dua Liam!”- janë këto fjalët e bashkangjitura fotos së publikuar në Instagram nga këngëtarja e talentuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com