Miley Cyrus ndjen se ka “rilindur” që nga momenti që ndaloi pirjen e marihuanës
Miley Cyrus është vetëm 24 vjeç, por ajo ka kaluar nëpër shumë vështirësi gjatë jetës së saj.
Gjatë një interviste për “SiriusXM”, Miley foli për mënyrën se si jeta e saj ka ndryshuar që kur ajo ndaloi pirjen e marihuanës.
“Shikoni sytë e mi, shikoni sa të bardhë janë. Ata janë të qartë dhe të hapur, dhe unë shoh këtë rezultat. Çdo gjë që dua të bëj, nëse dua të filloj ose të ndaloj diçka, mund ta bëjë. Kështu që thjesht vendosa të mos pi më dhe tani është më e lehtë për mua. Kam shumë energji, gjithnjë kam pasur shumë energji”, tha ajo.
Më pas, Miley tregoi se nuk ka pirë marihuanë për tre javë, dhe se ka hequr dorë edhe nga konsumimi i alkoolit.