Miley Cyrus nuk është penduar për pozat thuajse nudo në moshë 15 vjeçare
Miley Cyrus e ka tërhequr kërkimfaljen e saj për pozimin nudo të vitit 2008, kur u shfaq e zhveshur për Vanity Fair ndërsa ishte vetëm 15 vjeç.
Këngëtarja dhe aktorja atëherë ishte e njohur për rolin e Hannah Montanas, ndërsa për një moment ndryshoi gjithçka dhe pozimi lakuriq nxiti reagime të shumta para dhjetë vitesh.
Sipas kritikëve, fotografitë e saja ishin seksualizuar së tepërmi dhe kjo bëri që asokohe Miley të kërkonte falje.
Ajo kishte thënë se ndihej e turpëruar, mirëpo gjatë të dielës e ka publikuar një fotografi nga kopertina e gazetës kur kërkonte falje.
Fotografia ishte realizuar nga Annie Leibovitz, ndërsa Miley ishte shumë e re dhe ekspozimi i trupit të saj ishte konsideruar i papranueshëm.
Sidoqoftë, nga ajo kohë Cyrus për një periudhë të gjatë kishte bërë veprime tejet provokuese në koncertet dhe evenimentet e ndryshme.