Lajme

15 August 2017

Miley Cyrus nuk paraqitet të tërheqë çmimin në “Teen Choice Awards”,ja arsyeja

|
By
|
0 Comment
|

“Teen Choice Awards 2017” u çoroditën pasi Miley Cyrus deklaroi në moment të fundit, por shumë të fundit, se nuk do të performonte në skenë, edhe pse do të merrte një çmim.
Edhe Chris Pratt nuk u paraqit në fillim të eventit kur ishte e parashikuar, por u ngjit më pas për të tërhequr çmimin “Choice Sci-Fi Movie Actor”.Shumë emra të tjerë të njohur të ekranit dërguan video për të pranuar çmimin, Bruno Mars e Gal Gadot, ose thjesht u njoftuan si fitues, Beyonce, Zac Efron, Ariana Grande.

Më pas, Miley njoftoi në “Instagram” se nuk mund të ishte e pranishme, përmes një shkrimi falënderimi: “Për fansat e mi të dashur dhe për të gjithë ata që po ndjekin “Teen Choice Awards”! Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës që më dhatë çmimin “The Ultimate Choice Award”! Më vjen shumë keq që nuk ia dola dot të ngjitesha në skenë dhe të pranoja trofeun, që është një nder për mua. Kam krijuar një program joreal që më çon në këtë njoftim. U mundova ta mbaja të fshehtë, por nuk mundem më tani. Kënga ime e re bashkë me videon “Younger Now” del këtë të premte, 18 gusht, dhe jam shumë e lumtur që e ndaj me ju këtë lajm”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com