Miley Cyrus vjen si “Hannah Montana” në fotot e fundit
Miley Cyrus, muajt e fundit iu është rikthyer ditëve të saj si Hannah Montana duke pësuar në këtë mënyrë një transformim të madh. Këngëtarja ka hequr dorë nga fotot e saj provokuese, duke i zëvëndësuar ato me një pamje më të rregullt dhe serioze.
Në fotografitë e publikuara, Miley e veshur me një palë xhinse, një bluzë pambuku dhe atlete dukej më afër një stili amerikan.
Përveç veshjes, ato që e kanë rikthyer Miley në ditët e Hannah Montana-s kanë qënë flokët e saj të gjata dhe make-up natyral.