Miley më e lumtur se kurrë
Miley Cyrus ka dhënë një performancë personale në “The Voice” të hënën por ndërkohë që ylli ishte në prova ditën e mërkurë që përkonte edhe me ditën e lindjes së saj, dy anëtarët e tjerë të skuadrës së saj Ali Caldwell dhe Aaron Gibson, ishin duke e pritur me një dhuratë të ëmbël muzikore.
Dyshja ka surprizuar këngëtaren , duke qëndruar rreth saj me një tortë rozë që mbante emrin e saj ndërkohë që këndonin këngën e ditëlindjes me një kitarë akustike.
Miley, ngriti duart super e emocionuar duke thënë: “Kjo është ëndrra ime e bërë realitet”.
“E dua skuadrën time dhe jam bërë shumë e afërt me të dy ata”, ka thënë më vonë këngëtarja. “E bënë ditën time shumë speciale”.