Mimoza Shkodra: Ja sa vite jam më e madhe se Seldi
Fejesa e tyre ka qenë një nga lajmet më të komentuara muajt e fundit në median rozë. Një nga thashethemet goxha të diskutuara rreth tyre ka qenë diferenca në moshë mes dy këngëtarëve, ku përflitej se Mimoza është disa vite më e madhe. Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë. Siç është shprehur artistja për mikrofonin e “Dasara Show”, për Tema TV ajo është vetëm një vit e dy muaj më e madhe. Fakti që ajo ka 18 vite në skenë është një nga arsyet kryesore për këtë keqkuptim nga ana e publikut. Për më shumë ndiqni videon më poshtë.