Lajme

06 October 2018

Mimoza Shkodra ka vendosur të heshti për ndarjen nga Seldi dhe ka një arsye të veçantë…

Ndarja e Seldi Qalliut nga këngëtaren Mimoza Shkodra habiti të gjithë fansat. Kur mendohej se gjithçka ishte duke ecur shumë mirë ata papritur i dhanë fund lidhjes së tyre.

Të dy nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat rozë duke mos zbular asnjë motiv që i çoi drej ndarjes. Por Seldi më pas theu heshtjen duke konfirmuar ndarjen: “Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”. Nga ana tjetër Mimoza vendosi të heshtë dhe të mos flasi aspak për këtë çështje.

Por blogeri Olti Curri, zbuloi se kishte komunikuar pak ditë më parë me Seldin dhe kishte mësuar shqetësimin më të madh të Mimozës dhe njëkohësisht t♪7 tijin. Sipas Olti Currit, dy ish-të dashuruarit janë shumë të shqetësuar se familjet e tyre lëndohen nga lajmet e bëra publike dhe për këtë arsye Mimoza ka zgjedhur të mos flasi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com