Mirela Kumbaro publikon një tjetër thënie por këtë herë merr masat për të papriturat!
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vijon të nxisë të gjithë shqiptarët të jenë më afër librit, përmes nismës “Lëvizja Kombëtare Për Lexim”. Ditën e sotme, Kumbaro ka ripostuar një shprehje të një shkrimtari francez, por duket se e ka marrë leksionin nga hera e kaluar. Këtë herë, Ministrja e Kulturës e ka publikuar citimin në gjuhën franceze të gazetarit Bernard Pivot, së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe.