Miriam Cani 14 vite më parë, shikoni sa ka ndryshuar
Ajo është një nga figurat më të dashura të ekranit dhe skenës për të gjithë shqiptarët.
E kemi fjalën për Miriam Canin, e cila tashmë është një këngëtare me peshë në skenën e muzikës në të gjithë trevat shqiptare. Ndërkohë ajo ka surpizuar me postimin e një fotografie e cila është shkrepur në vitin 2004 dhe këngëtaja ka zgjedhur ta bëjë publike në rrjetet sociale për fansat e saj.
Ajo që vihet re në fotografinë e postuar nga Miriami është një stil shumë i ndryshëm i flokëve, i cili dallon shumë prej stilit që jemi mësuar ta shohim bukuroshen gjatë këtyre viteve të fundit. Duket se këngëtarja është bërë nostaligjike për vitet e mëparshme të saj, pasi fotografinë e ka shoqëruar me dixhiturën “Kujtime të bukura”.
Prej disa vitesh tashmë Miriam Cani është e martuar me Alban Skënderaj dhe të dy janë duke kaluar momente të lumtura. Gjithshtu Miriami dhe Albani kanë realizuar edhe disa baashkëpunime, ku më i fundit ishte kënga “ More than a song”, e cila është versioni anglisht i këngës “Dhurata”.