Miriam Cani dhe Alban Skënderaj publikojnë foton që përcjell shumë dashuri
Miriam Cani ka ndarë me të gjithë fansat e Instagramit një foto e cila mund të cilësohet padyshim shumë e ëmbël.
Dashuria që kjo foto përcjell është e qartë por krahas kësaj i gjithë publiku është surprizuar nga lajmi që ajo ka dhënë. Çifti i famshëm është në përfundimin e një tjetër projekti muzikor i cili konsiston në realizimin anglisht të hitit “Dhurata”.
“Më në fund jam këtu, me zemrën në duar”, shkruan Miriam krahas fotos së publikuar. prurjeje.
Bashkëpunimi i tyre i fundit “Dhurata” po korr një sukses të jashtëzakonshëm ku në vetëm 3 javë ka grumbulluar mbi 2 milion klikime në kanalin e Youtube.
Albani dhe Miriami po i japin publikut dhe fansave “dhuratat” më të bukura në këto festa që kanë prekur zemrat e shumë shqiptarëve.