Miriam Cani ëmbëlson ndjekësit me foton e adhurueshme të vajzës në krahët e Albanit
Ndonëse fare e vogël në moshë, vajza e artistëve Alban Skënderaj e Miriam Cani është shndërruar në një personazh të vërtetë në mediat sociale, me adhurues të shumtë që mezi presin që prindërit e saj të postojnë foton e radhës së vogëlushes.
Dhe Amelia duket se sa vjen e bëhet më e ëmbël, gjë të cilën e dëshmojnë më së miri fotot që Miriami dhe Albani postojnë.
Në fotografinë e fundit, vogëlushja i ka bërë të gjithë të dashurohen, pasi në të, ajo shihet duke fjetur në krahët e të atit dhe portreti i saj i vogël është thjesht i adhurueshëm.