Lajme

30 May 2018

Miriam Cani feston ditëlindjen, urimi i Albanit i mbushur me dashuri: Ti je spiranca në qiellin tim

Sot këngëtarja mjaft e njohur dhe e dashur nga të gjithë feston ditëlindjen dhe urimet për të janë të shumta. Por urimi më i veçantë dhe më emocionues është ai i Alban Skënderaj, i cili përmes një fotoje ka bërë një dedikim shumë të ëmbël dhe romantik për personin e tij të zemrës.

Albani tregon për herë të parë diçka të padëgjuar nga marrëdhënia e tij me Miriamin, për të cilën thotë se duron kapriçot e tij dhe karakterin jo të lehtë. Më pas ai vijon me fjalët më romantike.

“Kush na njeh e di qe jam une ai me fat, qe ti je nje bekim ne jeten time dhe ne familjen tone, qe pa ty une nuk do isha ky qe jam! Ti, qe dhuron dashuri e perkushtohesh pa asnje kusht, qe duron cdo kaprico te karakterit tim jo te lehte, qe zbeh cdo pasiguri timen. Ti per mua nuk je as 1 ne 7.6 miliarde! Ti per mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemres time, spiranca ne qiellin tim! Kush na njeh e di qe jam une ai me fat! Gezuar shpirt ❤” shkruan Albani në postimin e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com