Miriam Cani paralajmëron një rikthim të fuqishëm
Këngëtarja shqiptare Miriam Cani, pas një mungese gati dyvjeçare në skenën muzikore shqiptare ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm.Mungesa kaq e gjatë lidhet me përkushtimin e rritjes së vajzës së saj Ameli, por tani që vogëlushja është rritur Miriam do t’i kthehet skenës muzikore. Ajo ka filluar edhe të punojë për këngën e re të titulluar “Meteor”, e cila pritet të publikohet më 15 nëntor të këtij viti. Me videon e këngës po merret bashkëshortja e Erion Veliajt, regjisorja Ajola Xoxa. Por ky nuk do të jetë produksioni i vetëm muzikor sepse ajo do sjellë dhe disa këngë të tjera.