Miriam Cani publikon foton e Amelisë: Nuk e përballoj dot gjithë këtë ëmbëlsi
Vogëlushja Ameli e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit është rritur dhe ajo tashmë shkon edhe në kopsht. Miriami poston foto të vogëlushes së saj dhe ajo është një fëmijë që të fal buzëqeshje dhe ëmbëlsi.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale një foto të adhurueshme të Amelisë së vogël. Ajo shfaqet duke ecur, e veshur me një bluze të bardhë dhe një fustan të zi, ndërkohë që në krahë mban çantën e kopshtit. Bashkëngjitur postimit të saj Miriam shkruan:“Nuk e përballoj dot gjithë këtë ëmbëlsi”.