Miriam Cani së shpejti me “Meteor”
Prej vitesh mungesë në industrinë muzikore, Miriam Cani është gati të sjellë produksionin e saj të ri muzikor. Nëpërmjet fotove të ndryshme që ka postuar në rrjetet sociale Miriam ka përcjellë disa detaje të klipit të ri muzikor. Këngëtarja e famshme ka publikuar në profilin e saj të instagramit një video ku shfaqen fragmente të shkurtra të këngës së saj më të re.
Kënga quhet “Meteor” dhe do të publikohet më 20 nëntor të këtij viti. Klipi i këtij projekti sapo ka përfunduar dhe çdo gjë është gati. Sa i përket regjisë së klipit është kujdesur Ajola Xoxa me të cilën Miriami është shprehur se është ndjerë mjaft komode.