Lajme

25 October 2018

Miriam Cani shumë shpejt do të sjellë produksionin e ri muzikor

Miriam Cani i ka munguar skenës muzikore shqiptare prej një kohe të gjatë. Ajo i është përkushtuar rritjes së vogëlushes së saj Ameli. Por së fundmi, këngëtarja vjen me një lajm të mirë për fansat pasi ajo shumë shpejt do të sjellë produksionin e ri muzikor.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Miriam përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Ajo ka ka zbuluar se për të realizuar këngën e re ka bashkëpunuar me kantautorin Kledi Bahiti por nuk ka dhënë detaje të reja në lidhje me këngën duke e lënë gjithçka një surprizë deri në momentin e publikimit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com