Miriam Cani tregon për planet e martesës me Alban Skënderaj
Alban Skënderaj konsiderohet si këngëtari që i këndon më bukur dashurisë dhe padyshim me tekstet më romantike. Prandaj edhe propozimi për martesë nuk mund të ishte ndryshe. Pesë vite më parë, gjatë pushimeve në ishujt Maldive, Albani propozoi Miriam Canin në fund të oqeanit indian.
E ndërsa të gjithë prisnim me padurim, që çifti të organizonte dasmën, ata ndryshuan planet dhe sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, që e pagëzuan me emrin Ameli.
E pyetur nëse kanë ende në planet e tyre dasmën, Miriami shprehet se: “Besoj se po. Kemi 11 vite bashkë dhe shumë vite që themi do të martohemi së shpejti. Por tani po presim të rritet edhe pak Ameli”.